Flash News

E-TJERA

Thyen xhamat e një marketi dhe grabisin paratë, arrestohen dy të rinj në Vlorë

Thyen xhamat e një marketi dhe grabisin paratë, arrestohen dy të

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Vlorës, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen për një vjedhje të ndodhur më 16 shkurt në një market në lagjen “29 Nëntori”.

Sipas njoftimit zyrtar, autorët e dyshuar kanë thyer xhamat e marketit dhe kanë marrë 20 000 lekë. Menjëherë pas denoncimit, forcat hetimore dhe operacionale të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë identifikuar dhe vënë në pranga shtetasin G. M., 26 vjeç, dhe një 17-vjeçar. Ndërkohë, 16-vjeçari i përfshirë në vjedhje është proceduar në gjendje të lirë.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse autorët janë të përfshirë në vjedhje të tjera të ngjashme.

Të fundit