Flash News

E-TJERA

'Ti je hajdut i vogël', Shehaj dhe Braçe përplasen në Kuvend: E- ke bërë si legen, ke kërkuar edhe falje!

'Ti je hajdut i vogël', Shehaj dhe Braçe përplasen

Një përplasje e ashpër verbale u regjistrua në Kuvend mes deputetit Agron Shehaj dhe deputetit Erion Braçe. 

Debati nisi kur Braçe, gjatë fjalës së tij, iu drejtua Shehajt duke e quajtur pjesë të një “soji” njerëzish që e përdorin Shqipërinë vetëm për të bërë para. “Ti je pjesa e asaj shoqatës, je i njëjti soj,” deklaroi Braçe.

Reagimi i Shehajt ishte i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë: “Ti je hajdut i vogël,” tha ai, duke provokuar kundërpërgjigjen e Braçes.

Pjesë nga debati

Braçe: Po thoja që këtij Kuvendi nuk i kanë munguar kurrë njerëzit e turpshëm. Janë njerëz që kanë lindur këtu dhe për të vdekur vdesin jashtë këtij Atdheu. Ka njerëz që kanë lindur këtu dhe për t’u varrosur varrosen jashtë këtij vendit. Sepse nuk e duan këtë vend. E kanë këtë vend vetëm që të bëjnë para. Kjo që dëgjova këtu është narrativa…Ti je pjesa e asaj shoqatës je i njëjti soj.

Shehaj-: “Ti je hajdut i vogël”.

“Atë hajdutin ta kam thënë njëherë, e ke bërë si legen, ke kërkuar edhe falje”, ia ktheu Braçe-Shehajt.

“Zoti kryetar, merr masa shkova unë te ai hajduti i vogël, apo erdhi ai te unë”, përfundoi Shehaj.

Të fundit