Flash News

E-TJERA

“T’i pranojmë disa realitete”, ekspertët në ‘Politiko’: Meta mori rol lidershipi nga vakumi i opozitës

“T’i pranojmë disa realitete”, ekspertët në

Procesi i zgjedhjes së presidentit të ri dhe lakimi i emrave më të përfolur deri tani është fokusi i emisionit ‘Politiko’ në Top Neës.

Ekspertët të ftuar në studio kanë komentuar ‘kriteret’ e kryeministrit Edi Rama për presidentin e ri, i cili ka thënë se duhet të mos i ngjaj Ilir Metës.

Sipas tyre, Meta gjatë mandatit të tij presidencial ka mbajtur rol lidershipi në kushtet e vakumit të opozitës.  

Ndriçim Kulla: Nuk them se Meta është i përsosur, por ka luajtur një rol kur kemi të bëjmë me një opozitë që nuk ishte në parlament, me një bojkot zgjedhjesh, konflikte sociale që ishin të paadministrueshme.

Alfred Lela: Ka marrë rolin e një ane, s’ka qenë mbi palët?

Nora Malaj: Meta bëri një provë në 2 mars. Tregoi se presidenti mori rol lidershipi në mungesë të frymës së antikompromitizmit që lidhen me të drejtat e liritë e individit, jo partive. Kemi disa gjëra që nuk na funksionojnë, disa realitete duhet ti pranojmë. Presidenti duhet të ngjallë siguri.

Aleksandër Çipa: Nëse u krijua vakum politik nga opozita, presidenti e bën nëse ndërpret mandatin presidencial. Ky është precedent në formalitetin kushtetues. Ai nuk duhet ta bëjë. Lëvdohet për dy momente, ka kthyer disa ligje që atakonin disbalanca në financat publike, në ruajtjen e sigurisë, por disbalanca për të marrë përsipër protagonizëm opozitar nuk është në tagrat e tij. Dëmton imazhin e presidentit.

Lela: Kushtetuesja nuk e gjeti në këto shkelje...

Çipa: Nuk po flasim në aspektin juridik.

 

Të fundit