Flash News

E-TJERA

Tifozi goditi me shishe Tedi Carën, ‘Disiplina’ dënon Kukësin

Tifozi goditi me shishe Tedi Carën, ‘Disiplina’ dënon

Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar FK Kukësin për sjellje të gabuar ndaj spektatorëve dhe hedhje të sendeve në terrenin sportiv.

KF Kukësi është dënuar nga Komisioni i Disiplinës me 100 mijë lekë dhe 4 ndeshje pa tifozë.

“KF Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/b, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë”, thuhet në vendimin e Komisionit të Disiplinës.

Dënimi i Kukësit vjen pas ndeshjes së 19 shtatorit me Partizanin, ku pas golit të Tedi Carës, një tifoz i Kukësit e gjuajti me shishe nga tribuna duke i shkaktuar plagë në kokë, sy dhe buzë. Cara ishte duke festuar golin që shënoi në momentin kur u sulmua nga tifozi.

Të fundit