Flash News

E-TJERA

Tifozja që bëri shqiponjën në stadium: Nuk pranova të jap flamurin

Tifozja që bëri shqiponjën në stadium: Nuk pranova të

Tifozja shqiptare, Anila Mahalla, e cila bëri shqiponjën në stadium gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër, ka folur në lidhje me situatën që u krijua në Katar.

Mahalla u shpreh për “Euronews Albania” se në stadium, kishte marrë flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës. Ajo nënvizoi se flamurin shqiptar ia morën, ndërsa atë të Kosovës, jo.

Më tej tregon se si u ofendua nga serbët dhe që këta të fundit kërkuan nga punonjësit e sigurisë që të tifozja shqiptare të nxirrej nga stadiumi.

“Unë i kisha të dy flamujt. E panë flamurin e Shqipërisë, vetëm të Kosovës nuk e panë. Për fat të mirë dhe për fat të keq e morën njërin, atë kisha dhe atë shpalosa.

Ne jemi shqiptarë, jam nga Kosova. Nuk ma morën sepse nuk lejova të ma merrnin. Isha në mes të tifozëve serbë, kishte tension. Kisha shumë kërkesa prej tyre që të largoj flamurin e Kosovës edhe unë po brohorisja shqipe, Shaqiri, Xhaka.

Në momentin që erdhi goli i dytë, isha e vetmja në këmbë duke festuar. Kishte shumë mesazhe ofenduese dhe kërkesa që unë të largohem nga aty. I kanë thënë sigurimit që të largohem unë ose flamurin. Isha e lumtur, po festoja. Erdhi gjenerali më tha duhet të largohesh, është për sigurinë tënde që të largohesh. Nëse nuk do të largohesh, duhet të na japësh flamurin. U thashë që flamurin nuk ua jap”, theksoi ajo.

 

Të fundit