Flash News

E-TJERA

“TikTok-u nuk është problemi, por pasqyra e degradimit tonë si shoqëri”

“TikTok-u nuk është problemi, por pasqyra e degradimit tonë

Renis Gjoka ka reaguar mbi debatet e fundit për TikTok-un, duke theksuar se platforma nuk është problemi, por një pasqyrë që na tregon realitetin e hidhur të shoqërisë sonë.

Në një postim të gjatë e kritik, ai sugjeron se TikTok-u duhet falenderuar, pasi ka ekspozuar në mënyrë të qartë degradimin social dhe moral të rinisë dhe shoqërisë në tërësi.

"Falë TikTok-ut kemi kuptuar sa poshtë kemi rënë si shoqëri. Ai na ka dhënë mundësinë të lokalizojmë kriminelët potencialë, personat me probleme psikike dhe ata që promovojnë armët dhe drogat.

Është bërë një ndihmë për Policinë e Shtetit dhe mjekët, duke lehtësuar punën për parandalimin e krimeve dhe trajtimin e problemeve mendore," shkruan Gjoka.

Këngëtari theksoi se nuk është platforma fajtore për gjendjen e shoqërisë, por politika dhe paaftësia e drejtuesve që kanë marrë përgjegjësinë për të ndërtuar të ardhmen e vendit.

"Ju që bëni politikën e këtij vendi, mos e shfajësoni veten për dështimet tuaja. Na keni kërkuar votën çdo katër vjet me dëshirë dhe insistim.

Po ju, çfarë na jepni në këmbim? Vetëm justifikime për çdo gjë që shkon keq," shkruan ai, duke drejtuar kritika të ashpra ndaj klasës politike.

Në fund, Gjoka dha edhe një apel për të rinjtë, duke i inkurajuar të ndryshojnë stilin e jetës dhe të investojnë në edukimin kulturor dhe intelektual:

"Filloni të dëgjoni muzikë të mirë, vizitoni teatrin dhe lexoni libra. 2 faqe, 2 faqe çdo ditë, që t’ju bëhet zakon. Rendësi ka që të rriteni me mendje të hapur. Telefoni nuk është gjithçka, prandaj lini kohë edhe për të pasuruar veten me dije."

 

Të fundit