Flash News

E-TJERA

TIME i vë kryqin 2020-ës: Viti më i keq i të gjitha kohërave

TIME i vë kryqin 2020-ës: Viti më i keq i të gjitha
Në foto: Kopertina e TIME dedikuar '2020-ës'

Rervista e përjavshme amerikane ‘TIME’ i ka vënë kryqin 2020-tës, duke e cilësuar atë si “vitin më të keq”, për shkak të pandemisë.

Kopertinën e fundit për këtë vit, ‘TIME’ ia ka dedikuar pikërisht vitit që do të lëmë pas, përjetimet në të cilin janë ndryshe nga çdo vit tjetër.

Me sfond të bardhë, shifra 2020 e shkruar me të zeza dhe sipër saj një kryq i madh i kuq, çdokush e gjen veten në këtë simbolikë e cila identifikon vitin më të keq që kemi përjetuar ndonjëherë.

Shenja “X” është simbolike sepse ‘TIME’ e ka përdorur atë në vetëm katër raste të tjera.

Vdekja e Adolf Hitlerit ishte e para. E dyta ishte për Saddam Hussein në 2003 në fillimin e luftës në Irak. I treti në 2006 kur SHBA vrau udhëheqësin e Al-Kaedës në Irak, Abu Mousab al-Zarqaëi dhe vrasja e Osama bin Laden në 2011 ishte hera e fundit që u përdor kryqi i kuq.

“Kjo është historia e një viti që nuk do të doni ta shihni më kurrë”, hapet artikulli nga kritikja e filmit Stephanie Zacharek, në numrin që do të dalë në 14 dhjetor.

“Ka pasur vite më të këqija në historinë e Shteteve të Bashkuara, dhe sigurisht vite më të këqija në historinë e botës, por shumica prej nesh të gjallë sot nuk kemi parë diçka të tillë”, shkruan Zacharek, duke kujtuar se duhet të jemi “mbi 100 vjeç për të kujtuar shkatërrimin e Luftës së Parë Botërore dhe pandeminë e gripit të vitit 1918; rreth 90 për të marrë një kuptim të privimit ekonomik të shkaktuar nga Depresioni i Madh; dhe 80 për të pasur një kujtesë të Luftës së Dytë Botërore dhe tmerret e saj”.

Të fundit