Flash News

E-TJERA

Timo Flloko në homazhet për Artur Zhejin: Artist i madh në shpirt

Timo Flloko në homazhet për Artur Zhejin: Artist i madh në shpirt

Aktori Timo Flloko mori pjesë në homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur,  Artur Zheji.

Flloko tha për mediat se Zheji ishte një artist i madh në shpirt me dije të mëdha.

"Ishte personalitet i dimensioneve të jashtëzakonshme. Nuk flas në prerjen politike të çështjes, apo si një analist i jashtëzakonshëm në televizione e në media. Arturi ishte një artist i madh në shpirt, me një sensibilitet të padallueshëm, të dukshëm, por të thellë e të brendshëm. Një erudit i përmasave të mëdha. Unë i kam dhënë mësim, leksionet i përgatisja për të më shumë, sepse dijet e tij ishin të tilla sa dinte gjithçka. Ishte djali i Petro Zhejit, por Arturi ishte një bir i tij, kishte edhe një nënë të nderuar, një artiste të madhe. Kam pasur miqësi të afërt. Iku shumë shpejt”, tha Flloko.

Të fundit