Flash News

E-TJERA

“Tirana ka 120 mln euro mbi tarraca”, Shehi kritika qeverisë: Në ujësjellësa punësojnë këngëtarë

“Tirana ka 120 mln euro mbi tarraca”, Shehi kritika qeverisë:

Deputeti opozitar Dashamir Shehi i kushtoi vëmendje në fjalën e tij në Kuvend, keqmenaxhimit të furnizimit me ujë në kryeqytet.

Shehi u ndal tek investimet duke e cilësuar një sektor të prapambetur ku ka nevojë për transparencë dhe kontrolle ëë mungojnë prej vitesh. Deputeti iu referua skandalit që është bërë publik disa herë, ku në ujësjellësa rezultojnë të punësuar artistë dhe këngëtarë.

 “E shoh nga një pikëpamje pozitive që po interesoheni për ujësjellësin e Tiranës. Prapambetja e këtij sektori është kaq e dukshme. Ne jemi me vërtetët një vend që ka shumë ujë. Duhen investime, seriozitet, transparencë dhe kontrolle që nuk janë bërë prej vitesh. Kjo qeveri nuk e fillon sot historikun e vet. Përvajtimi nuk vlen më në Shqipëri. Nuk do vazhdojmë po me këtë frymë se kjo punë nuk mbaron ndonjëherë. Kjo qeveri e ka pasur kohën e mjaftueshme për të krahasuar veten e vet. Të ardhurat janë 65%. Nga 57 ndërmarrje, 12 nuk mbërrijnë as te kostot jo të arrijnë të arkëtojnë fitim. Kemi staf 5.3 vetë për çdo 1000 lidhje. A thua se Tirana ka 4-5 mln banorë. Nuk ka asnjë të dhënë se çfarë bëhet me deporatorët e ujërave. Punësojnë këngëtarë e gazetarë”, deklaroi Shehi.

Shehi tha se qeveria duhet të marrë masa për depot dhe pompat e ujit të vëna në çdo taracë pallati duke i rikujtuar qeverisë se nuk ka ende lagje që furnizohen 24 orë me ujë.

“Do marrë disa masa kjo qeveri? Do marrë përsipër detyrimet që ka ndaj këtij sektori? Këtë luks që kemi pasur për ta shpërdoruar ujin nuk do ta kemi gjithmonë. Unë jetoj në pallat, në kat të pestë. Kam 16 depo sipër. Gjysma e pallateve kanë pompa. Pompë për të ngjitur ujin lart dhe pompë për ta shpërndarë. Tirana ka 120 mln euro mbi tarraca, depo uji, pompa, sistemi lidhje, zgjidhje. Nuk ka asnjë plan si do përqendrohen këto depo. Ku qenkan këto lagje që paskan ujë 24 orë në Tiranë?!”, u shpreh ai.

Të fundit