Flash News

KRYESORE

Tirana më e shtrenjtë se Milano: Kush fshihet pas kullave që “lajnë mëkatet”?

Tirana më e shtrenjtë se Milano: Kush fshihet pas kullave që

Në Tiranë, një metë katror kap shifrën 5 500 euro, e barabartë me çmimet në Milano të Italisë. Kryeqyteti, vitet e fundit ka parë shtim masiv të kullave, disa prej të cilave janë në ndërtim e sipër.

Pak qytete në botë arrijnë të pasqyrojnë me besnikëri në planifikimin e tyre urban idetë e politikanit që i qeveris ato. Ndodh në vende si Dubai, si Doha dhe këtu, në Tiranë. Me shfaqjen e rrokaqiejve dhe kullave, gjatë 24 viteve të fundit, fytyra e kryeqytetit shqiptar është riformësuar plotësisht nga Edi Rama, i cili nuk ndryshoi vetëm kostumin.

Analisti i njohur Fatos Lubonja hedh dyshime mbi investimet që janë përdorur për të ngritur këto kulla.

“Nëse doni të hetoni, ju jeni gazetarë investigativë, shkoni në Tiranë dhe shikoni të gjitha këto kulla. Zbuloni se kush i ndërtoi ato dhe me sa para u ndërtuan”.

Qeveria shqiptare është kritikuar për shndërrimin e Tiranës në “lavatriçen” e pastrimit të parave, të cilat vitet e fundit janë investuar në sektorin e ndërtimin: në pallate, në kulla e në rrokaqiej.

Për “Report”, kryeministri pohoi se Tiranës do t’i shtohen më shumë kulla.

“Brenda pesë vitesh do të kemi shumë më tepër. Ne përfshimë arkitektët më të mëdhenj në botë.”

Por, kush i ndërton këto kulla dhe nga burojnë paratë?

Stefano Boeri dhe Marco Casamonti kanë firmën e tyre mbi këtë transformim. Siç thotë Lubonja, “në Itali nuk mund të ngresh një kullë në qendrën historike”, por në Tiranë, gjithçka është e mundur… mjafton të kesh para – të pastër ose jo, nuk ka rëndësi.

Por, ndërsa kontributi i dy arkitektëve italianë në bumin e ndërtimit në Shqipëri është i dukshëm, transaksionet dhe llogaritë mbeten të padukshme.

“Çfarë ishte kjo pastrim parash me para të pista në këto kulla që shihni në fasadë? Duhet të dish pak për këtë, sepse ai e përfshiu vërtet Italinë. Janë dy emra të famshëm në Itali. Njëri quhet Stefano Boeri, të gjithë e njohin, apo jo? Ai i ka kullat e tij atje. Në Itali nuk mund të ndërtosh në qendrën historike. Ata ndërtojnë edhe kulla këtu. Tjetri është Casamonti, emri i tij është, ai shkatërroi shtetin historik që ishte”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ReportRai3 (@reportrai3)

Të fundit