Flash News

E-TJERA

Tirana mposht 2-1 Kukësin, merr 3 pikë të arta për titullin kampion

Tirana mposht 2-1 Kukësin, merr 3 pikë të arta për titullin

Tirana ka mposhtur Kukësin me rezultatin 2-1  në ‘Elbasan Arena’. Me këtë fitore, ‘bardheblutë’ merr 3 pikë të arta në rrugën për titullin kampion.

Në fillimin e sfidës, Hasani provoi nga distanca, futbollisti i kryeqytetasve nuk kishte shënjestrën e duhur, pasi sfera përfundoi jashtë portës.

në pjesën e parë, bardheblutë zhbllokuan sfidën me Hilën, duke ndezur festën në stadium.  

Pjesa e dytë nisi në mënyrë perfekte për të besuarit e Rrahman Hallaçit, pasi në të 51-tën, erdhi barazimi nga Rashiti. Goditje e saktë me kokë, e cila përfundon pas shpinës së Bekaj.

Kukësi pati shansin e artë për të përmbysur shifrat pas 3 tentativava të njëpasnjëshme. Fillimisht Johnson, nuk ia doli as Taipi pasi Bekaj dërgoi topin në traversë. Të gjithë vendosën duart në kokë, pasi dështoi nga fare pranë edhe Hasaj.

Në fundin e sfidës 3 pikët për djemtë e Shehit i vulosi  Hasani (me penallti). Tirana është e para në kampionat me 50 pikë, 2 pikë më shumë se Partizani. Kukësi gjendet në vendin e shtatë me 35 pikë.

 

Të fundit