Flash News

E-TJERA

Tirana mposht Laçin, Vllaznia dhe Skënderbeu fitojnë në "frymën e fundit"

Tirana mposht Laçin, Vllaznia dhe Skënderbeu fitojnë në

Kanë përfunduar katër ndeshjet e para të javës së 25-të të Kategorisë Superiore.

Kryesuesit e Laçit kanë humbur në shtëpi përballë Tiranës me rezultatin 1-2. Fraksioni i parë i lojës u mbyll me nga një gol për secilin ekip. Fillimisht ishte Celhaka që gjeti golin e avantazhit për bardheblutë, por do të barazonte “i përhershmi” Mazrekaj për kurbinasit. Goli i fotres për kryeqytetasit do të vinte në minutën e ’78 të takimit me autor Ismajlgeci. Pavarësisht tentavitave të Laçit në pjesën e mbetur të lojës, rezultati do të mbetej i pandryshuar.

Nga humbja e Laçit ka përfituar Vllaznia, e cila ka mposhtur me rezultatin minimale 0-1 Kastriotit në transfertë, duke marrë kështu kreun e tabelës së renditjes. Shkodranët arritën të shënonin në minutat shtesë të takimit me anë të Ardit Hoxhajt.

Vazhdon në krizë rezultatesh Kukësi, i cili këtë herë kanë pësuar një tjetër humbje përballë Bylisit në transfertë me rezultatin 2-1. Për ballshiotët ishte Ndreca që gjeti dy herë rrugën e rrjetës që në pjesën e parë të lojës, ndërsa për kuksianët ngushtoi rezultatin Kurdic në minutën e ’53 të takimit.

Dueli i mbijetesës mes Apolonisë dhe Skënderbeut është fituar nga këta të fundit me rezultatin 1-2, duke parakaluar fierakët në renditje. Skënderbeu arriti të gjente rrugën e rrjetës që në minutën e ’24 të takimit, por Apolonia do të barazonte rezultatin në të ‘62-tën me anë të Mihanës. Goli i fitores për korçaret do të vinte në minutat shtesë të ndeshjes me anë të një njëmbëdhjetëmetërshi të ekzekutuar nga Jorgo Meksi.

Në orën 16:00 luhet dueli Partizani-Teuta për të përmbyllur javën e 25-të.

Të fundit