Flash News

E-TJERA

Tirana nesër pa drita! OSHEE: Zonat ku do të stakohet energjia elektrike

Tirana nesër pa drita! OSHEE: Zonat ku do të stakohet energjia

OSHEE ka njoftuar të gjithë konsumatorët e saj në Tiranë, zonat ku do të stakohet nesër energjia elektrike.

Sipas njoftimit, nga ora 08:00 të mëngjesit deri në orën 17:00 të pasdites do të ndërpritet energjia elektrike në zonën përballë qendrës “Kristal Center”.

Ndërsa nga ora 08:00 deri në orën 17:00 të pasdites, do të stakohet energjia pjesërisht në zonën rreth shkollës "Sarina", zonën pranë Kompleksit Sportiv Kamëz, rruga " Irfan Tomini", zonën ish- fushës "Misto Mame”.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim, 11 gusht

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 11 gusht do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë.

08:00-17:00

Zona përballë qendrës "Kristal Center"

9:00- 17:00

Pjesërisht: Zona rreth shkollës "Sarina", zona pranë Kompleksit Sportiv Kamëz, rruga " Irfan Tomini", zona ish- fushës "Misto Mame"

Të fundit