Flash News

E-TJERA

Tirana "ngec" në barazim përballë Skënderbeut, Kukësi rikthehet tek fitorja pas 7 ndeshjesh

Tirana "ngec" në barazim përballë Skënderbeut,

Tirana nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola përballë Skënderbeut në transfertë. Kryeqytetasit ishin dominues gjatë gjithë 90 minutëshit por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Skënderbeu arriti të shënonte në minutën e '40 me Elvi Berishën, por goli iu anulua për pozicion jashtë loje. Bardheblutë pretenduan në dy raste për penallti, me Torasën, por arbitri Laver Alla, nuk ishte i këtij mendimi.

Pas këtij barazimi, korçarët marrin një pikë të artë në garën për mbijetesë, ndërsa Tirana humb shansin për tiu afruar edhe më shumë vendeve që të çojnë në kupat e Europës.

Në ndeshjen tjetër, Kukësi ka arritur të fitojë me rezultatin e pastër 0-3 përballë Kastriotit në transfertë. Kjo fitore për verilindorët vjen pas disa rezultatesh radhazi jo të mira në kampionat. Heroi i Kukësit në këtë ndeshje ishte Eze i cili realizoi një dopietë në këtë takim. Autor i golit të tretë ishte qendërmbrojtësi Bruno Lulaj.

Me këtë sukses ekipi i Mirel Josës renditet në vendin e 6 në kuotën e 35 pikëve, ndërsa skuadra e Kastriotit klasifikohet në vendin e 7 në kuotën e 30 pikëve.

Skënderbeu-Tirana 0-0

KASTRIOTI 0-3 KUKËSI

Eze 50′, 60′, Lulaj 71′

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00