Flash News

E-TJERA

Tirana pa drita! OSHEE njofton zonat ku do ndërpritet nesër energjia elektrike

Tirana pa drita! OSHEE njofton zonat ku do ndërpritet nesër energjia

OSHEE ka njoftuar zonat e Tiranës ku do të stakohet energjia elektrike nesër prej orës 09:00 të mëngjesit deri në orën 17:00 të pasdites.

Energjia do të ndërpritet pjesërisht në rrugën  “Kosova”, rrugën “Berisha” dhe në zonën industriale Kamëz nga ora 09:00 deri në orën 17:00.

Zonat Paskuqan (Treshi), Bregu i Lumit dhe Fushë Mëzezi do të mbeten pa energji elektrike prej orës 09:00 deri në orën 14:00.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim, 13 gusht

Në kuadër të investimit për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes, në datën 13 gusht do të kryhen punime në disa kabina në Tiranë.

Pa energji do të mbeten këto zona:

09:00-17:00

Pjesërisht: Rruga “Kosova”, rruga “Berisha”, zona industriale Kamëz

09:00-14:00

Pjesërisht: Paskuqan (Treshi), Bregu i Lumit dhe Fushë Mëzezi

 

 

Të fundit