Flash News

E-TJERA

Tirana “paralizohet” nga trafiku, Qori publikon pamjet: Deri kur do durojmë?

Tirana “paralizohet” nga trafiku, Qori publikon pamjet: Deri kur do

Tirana “paralizohet” nga trafiku sa herë që në kryeqytet bie shi, qoftë dhe “dy pika”. Kështu ka ndodhur dhe këtë të mërkurë ku qytetarët janë hasur me vështirësinë në qarkullim.

Orë të tëra duhen jo vetëm për të hyrë në kryeqytet, por edhe për të lëvizur brenda tij duke shkaktuar kaos, zhurmë dhe bori pafund nga humbja e durimit.

Lidhur me këtë problematikë ka reaguar edhe aktivisti, Arlind Qori, i cili me anë të një postimi në Facebook, ka ndarë një foto nga Bulevardi Zhan D’ark.

Qori shkruan se unaza është e bllokuar plotësisht për shkak të trafikut teksa ka theksuar se këtë unazë e ka kaluar me këmbë sot dhe ka arritur që të parakalojë tre autobusë.

 “Përpara gjysmë ore Unaza ishte tërësisht e bllokuar. Vargu i makina nuk kishte të mbaruar. Luftonin për 2 centimetra në minutë një mizëri makinash, aurobusësh, ambulancash, automjetesh të policisë etj. Motoristët e kishin diç më të lehtë se mund të kërcenin herë pas here në vendkalimet e këmbësorëve. Unë e përshkrova në këmbë krejt krahun juglindor të Unazës dhe arrita të parakaloj tre autobusë.

Kjo luftë e përditshme e të gjithëve kundër të gjithëve për hapësirë ka fajtorë mes atyre që nuk kanë menduar kurrë të shohin me përparësi transportin publik e korsitë preferenciale të autobusëve që ecin shpejt”, shkruan Qori.

Teksa e ka cilësuar si luftë të përditshme, Qori ngre pyetjes se deri ku do durojmë?

“Janë ata që e kanë shndërruar makinën nga opsion në domosdoshmëri, se kështu blihet më shumë naftë. Janë ata që subvencionojnë pronarët e linjave urbane, pa asnjë kusht të udhëtimit të rehatshëm, të parashikueshëm e të shpejtë. Mes tyre, emri që spikat është i keqbërësit në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Deri kur do ta durojmë?!”, përfundon postimi i tij.

Të fundit