Flash News

E-TJERA

Tirana thyen Skënderbeun, Partizani mposht Bylysin në Ballsh

Tirana thyen Skënderbeun, Partizani mposht Bylysin në Ballsh
Foto ilustruese

Skuadra e bardhebluve ka fituar përballë Skënderbeut me shifrat 2-0. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Selman Stëmasi. Tirana arrin objektivin edhe në këtë javë të 18-të, ndërsa klubi korçar me këtë humbje është zhytur në krizë të thellë rezultatesh, duke u pozicionuar në vendin e fundit me 12 pikë.

Ndërkohë as Partizani nuk ka zhgënjyer, duke mposhtur me rezultatin 2-1 Bylisin në “Adush Muça”. Në Ballsh u luajt një ndeshje e bukur. Skuadra e Dovedan kishte mundësinë të kalonte e para në avantazh, por Kojiç u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 40, e cila u prit nga Alban Hoxha.

Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 31 pikëve, 6 pikë më pak se Vllaznia kryesuese, ndërsa Bylisi mbetet me 12 pikë.

Të fundit