Flash News

E-TJERA

‘Tiranathlon’, për herë të parë në Tiranë aktiviteti i rëndësishëm sportiv, marrin pjesë atletë nga disa vende të botës

‘Tiranathlon’, për herë të parë në

Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë në Shqipëri organizojnë për herë të parë në Tiranë  "TIRANATHLON", një aktivitet të rëndësishëm të tregarëshit, i cili do të respektojë të gjitha standardet ndërkombëtare.

Aktiviteti pritet të zhvillohet këtë të diel (20 qershor) në orën 10.00.

Tregarëshi do të zhvillohet në ambientet e reja të "Parkut Helen", në Liqenin e Farkës në periferi të Tiranës, ambiente që do të përurohen dy ditë më përpara, më 18 qershor.

"Parku Helen" është një variant i ri zgjedhjeje që do t’u ofrojë shplodhje, argëtim, kulturë dhe aktivitete sportive banorëve të Tiranës.

‘Tiranathlon’, për herë të parë në

Është një Park tematik që dallohet për anën estetike, i cili përmban dy pole kryesore: atë kulturor dhe atë sportiv.

"TIRANATHLON" përmban gara noti 750 metra, garë çiklistike 20 klm dhe ecje sportive 5 klm për burra dhe gra. Qëllimi është që të sanksionohet si një tregarësh i rëndësishëm ndërkombëtar, te i cili do të fokusohet për vit interesimi botëror i botës sportive në kryeqytetin shqiptar.

‘Tiranathlon’, për herë të parë në

Shumë atletë të rëndësishëm nga vende të ndryshme kanë deklaruar tashmë pjesëmarrjen e tyre në "TIRANATHLON". Do të ketë pjesëmarrje nga Gjermania, Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Austria dhe natyrisht  nga Shqipëria dhe Greqia.

Të fundit