Flash News

E-TJERA

Tiranë/ 30- vjeçarja gjendet e vrarë me thikë në banesë

Tiranë/ 30- vjeçarja gjendet e vrarë me thikë në

Një 30-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një banesë në Tiranë.

Dyshohet se viktima është shtetase e huaj dhe se banonte me qira. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes ndërsa trupi i saj është dërguar për ekspertizë.

"Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte  marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.     

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.   

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit", njofton policia.

Të fundit