Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Aksident me vdekje në aksin rrugor Shkozë – TEG

Tiranë/ Aksident me vdekje në aksin rrugor Shkozë – TEG

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pasditen e sotme në dalje të Tiranës.

Sipas njoftimin paraprak të policisë, një makinë ka përplasur një person në aksin rrugor Shkozë – TEG, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Më datë 06.12.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Shkozë – TEG, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 

Të fundit