Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Arrestohet 17-vjeçari, plagosi me thikë bashkëmoshatarin në shkollë

Tiranë/ Arrestohet 17-vjeçari, plagosi me thikë

Një 17-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës pasi dje në ambientet e shkollës "Shote Galica" dyshohet se ka goditur me mjet prerës K. D., 18 vjeç.

Policia njofton se si pasojë K. D., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 17 vjeç, pasi ditën e djeshme, në ambientet e shkollës "Shote Galica" 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. D., 18 vjeç.

Si pasojë shtetasi K. D., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftimin e policisë. 

 

Të fundit