Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Banorët e ‘5 Majit’ sërish në protestë: IMT njoftoi shembjen e banesave pa arritur marrëveshje me ne

Tiranë/ Banorët e ‘5 Majit’ sërish në
Foto nga protestat e kaluara

Frika për shembjen e shtëpive pritet t’i nxjerrë sërish nesër në protestë banorët e zonës së 5-Majit në kryeqytet.

Ata thonë se dhjetëra banesa do të prishen nga Bashkia Tiranë në kuadër të procesit të rindërtimit, ndaj paraditen e së mërkurës në orën 10.00 ata kanë njoftuar protestën e radhës për shkak se sipas tyre IMT ka njoftuar shembjen e banesave pa arritur një marrëveshje paraprake me banorët.

NESER, DATE 19.01.2022, NE ZONEN E 5-MAJIT, IMT-ja KA NJOFTUAR SHEMBJEN E DHJETERA SHTEPIVE PA ARRITUR NJE MARREVESHJE PARAPRAKE ME BANORET.

Përmes VKM 533 dt. 22.9.2021 për rindërtimin dhe shpronësimin për interes publik Bashkia Tiranë ka dorëzuar nje akt-marrëveshje e njëanshëm pa vule dhe firmë, në te cilën nuk gjendet afat fillimi as përfundimi i punimeve. Nuk specifikohet vendi dhe koha ku do të ekzekutohet rikompensimi përmes shkëmbimit dhe as cilësohet pronësisë apo përdorimi i pronës.

Neser do jemi duke protestuar per kete. Bashkohuni!”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci.

Të fundit