Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Doli nga rruga me mjet dhe hyri në banesë, arrestohet shoferi nën efektin e lëndëve narkotike

Tiranë/ Doli nga rruga me mjet dhe hyri në banesë, arrestohet

Drejtuesi i mjeti në Tiranë është vënë në pranga pasi teksa drejtonte mjetin e tij, doli nga rruga dhe përfundoi në oborrin e një banese.

Policia njofton se pas testeve, shoferi ka rezultuar i dehur dhe nën efektin e lëndëve narkotike.

“Nuk rregullon shpejtësinë me mjet në qëndra të banuara, humb kontrollin e drejtimit të mjetit, del nga karrexhata dhe si pasojë përfundon në banesë private. Drejtuesi i automjetit me iniciale R.M, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC, si dhe në gjendje të dehur.

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, njofton policia.

Të fundit