Flash News

E-TJERA

Tiranë/ E mitura përndiqet nga dy persona, dëmton veten me mjet prerës dhe godet efektiven e policisë

Tiranë/ E mitura përndiqet nga dy persona, dëmton veten me mjet

Një 16-vjeçare është vetëdëmtuar me mjet prerës, thikë, pasi u përndoq nga dy persona.

Policia njofton se ka shoqëruar njërin prej tyre, ndërsa mësohet se e mitura e ka kryer aktin në një gjendje të rënduar psikologjike.

Gjatë dëshmisë, e mitura ka goditur edhe efektiven e policisë.

“Shtetasi J. Ll. dhe një shtetas tjetër kanë përndjekur të miturën, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëdëmtuar lehtë, me mjet prerës, si dhe ka goditur punonjësen e Policisë, kur po deklaronte për rastin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër që dyshohet se ka përndjekur të miturën, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Të fundit