Flash News

E-TJERA

Tiranë/ E reja plagos me thikë bashkëshortin, shpallet në kërkim nga policia

Tiranë/ E reja plagos me thikë bashkëshortin, shpallet në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një grua 29-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në Tiranë dhe, sipas të dhënave paraprake, plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes tyre. Ende nuk janë bërë të ditura motivet që çuan në përshkallëzimin e situatës, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk është bërë publike.

Ndërkohë, uniformat blu kanë nisur kërkimet për kapjen e 29-vjeçares, e cila është larguar nga vendngjarja menjëherë pas incidentit.

Të fundit