Flash News

E-TJERA

Vrasje në komisariatin nr. 3 në Tiranë, efektivi ekzekuton kolegun me armë zjarri

Vrasje në komisariatin nr. 3 në Tiranë, efektivi ekzekuton

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në ambientet e brendshme të komisariatit numr 3 në Tiranë.

Një efektiv policie ka qëlluar me armë zjarri kolegun e tij, e për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë në spital.

Dyshohet se polici Ludian Zaimi 38-vjeç qëlloi disa herë me armë Çaush Saliasin, 55-vjeç, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Xhungel.al ka publikuar pamjet nga momenti kur efektivi i plagosur transportohet me urgjencë nga kolegët për në spital me makinë policie. 

Njoftimi i Policisë
Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Si pasojë e plagëve të marra,  punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media.

Të fundit