Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Familjarët e shpëtojnë nga vetëvarja, i riu hidhet nga kati i dytë i banesës në Qytet Studenti

Tiranë/ Familjarët e shpëtojnë nga vetëvarja, i riu

Një i ri është hedhur nga kati i dytë i banesës në Qytet Studenti këtë pasdite në Tiranë.

Sipas policisë, fillimisht ai ka tentuar të vetëvaret, por është ndaluar nga familjarët, më pas ai hipur në çatinë e katit të dytë dhe është hedhur.

Për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.04.2023, rreth orës 16:05, shtetasi H. L., 29 vjeç, në banesën e tij, në Qytet Studenti, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret me litar por e kanë ndaluar familjarët. Më pas ka hipur në katin e dytë të çatisë dhe është hedhur nga lartësia.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

 

Të fundit