Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Gjendet i pajetë në makinë një 24 vjeçar, dyshimi i policisë

Tiranë/ Gjendet i pajetë në makinë një 24

Një 24-vjeçar është gjetur i pajetë në automjetin e tij. Policia e Tiranës bën me dije i riu është gjetur pa shenja jete në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Viktima ka inicialet J. C., dhe në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nisur nga kjo policia dyshon se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak

"Më datë 11.11.2021, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, në mjetin e tij, shtetasi J. C, 24 vjeç. Nga veprimet e kryera dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak", thuhet në njoftimin e policisë. 

Të fundit