Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Gjendet pa jetë 44-vjeçari në një pallat, dyshimet e para

Tiranë/ Gjendet pa jetë 44-vjeçari në një pallat,

Një 44-vjeçar me inicialet E. H. është gjetur i pajetë në shkallët e pallatit ku banonte në kryeqytet.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak i papritur.

Trupi i viktimës u vu re nga kalimtarët, të cilët njoftuan menjëherë shërbimet e urgjencës.

Ndonëse ekipi mjekësor mbërriti me shpejtësi në vendngjarje, fatkeqësisht mundi vetëm të konstatonte vdekjen e 44-vjeçarit. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërkohë që kjo ngjarje \shton shqetësimin për shtimin e rasteve të vdekjeve të parakohshme nga problemet kardiake.

Të fundit