Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Gruaja e qëllon me thikë, policia arreston burrin të plagosur: Dhunoi partneren në sy të fëmijës

Tiranë/ Gruaja e qëllon me thikë, policia arreston burrin të

Një burrë është plagosur nga bashkëshortja pas një konflikti mes tyre në Tiranë ditën e djeshme.

Policia bën me dije se A. N., 32 vjeçe gjatë konflikti ka goditur 34-vjeçarin me thikë. Pas ngjarjes, policia arrestoi burrin, i cili ndodhet në spital, ndërsa procedoi bashkëshorten e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. Gj., 34 vjeç, banues në Tiranë, dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasen A. N., 32 vjeçe (bashkëshortë).

Ditën e djeshme, shtetasi F. Gj. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, ndërsa shtetasja A. N., gjatë konfliktit, e ka goditur 34-vjeçarin me mjet prerës (thikë). Shtetasi F. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

 

Të fundit