Flash News

E-TJERA

Tiranë/ I moshuari gjendet pa shenja jete nga i biri në banesë

Tiranë/ I moshuari gjendet pa shenja jete nga i biri në banesë

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Tiranë.

I moshuari u gjet i pajetë nga djali i tij në banesë. Sipas policisë dyshohet se i moshuari është vetëvrare me një mjet prerës.

"Më datë 13.07.2025, rreth orës 20:05, në rrugën “Ferdinand Paparisto”, shtetasi A. Gj. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë se në banesë ka konstatuar pa shenja jete babain e tij, shtetasin R. Gj., rreth 81 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me mjet prerës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

 

Të fundit