Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Makina luksoze përplas çiftin dhe foshnjën 3-muajshe, dalin detaje nga aksidenti

Tiranë/ Makina luksoze përplas çiftin dhe foshnjën

Një aksident me tre të lënduar ka ndodhur sot në zonën e ish-parkut në kryeqytet. Një makinë luksoze tip ‘G Class’ çift ka përplasur një çift që po kalonin rrugën në vijat e bardha, së bashku me foshnjën e tyre 3-muajshe.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital, ku nga informacionet që qarkullojnë në media, nëna është në gjendje më të rënduar.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Ajas Sulejmani është larguar nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit. Ai ka kaluar me semafor të kuq.

Mësohet se ai po drejtonte mjetin edhe pse i kishin hequr patentën tre javë më parë.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje së bashku me grupin hetimor për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit