Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Motori u përplas me betonieren, ndërron jetë 41-vjeçari

Tiranë/ Motori u përplas me betonieren, ndërron jetë

Një aksident ndodhi pak më parë në afërsi të TEG-ut, ku një motor është përplasur me një betoniere.

Për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motomjetit i cili u dërgua në spital për mjekim. Për shkak të plagëve, 41-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç, ju informojmë se:

Si pasojë shtetasi E. T., drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Të fundit