Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Motori i policisë përplaset me një automjet, plagosen dy efektivë

Tiranë/ Motori i policisë përplaset me një automjet,
Pamje nga vendngjarja

Një motor policie, në të cilin ndodheshin dy efektivë është përplasur me një automjet në rrugën “Shkëlqim Fusha”, zonën e Kopshtit Botanik.

Policët e përfshirë në aksident janë E. M dhe J. D. Të dy efektivët janë dëmtuar, pasi kanë marrë fraktura në trup. Ata janë duke marrë ndihmën mjekësore në spital.

Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se automjeti drejtohej nga R. K., 40-vjeç. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa uniformat blu kanë nisur hetimet.

"Rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motorr të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim).

Si pasojë janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftim.

Të fundit