Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Ndërron jetë foshnja e porsalindur në maternitet, babai akuzon mjekët

Tiranë/ Ndërron jetë foshnja e porsalindur në maternitet,

Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë pas mesnatës së kaluar në një nga maternietet e Tiranës. Sipas burimeve zyrtare dyshohet se foshnja e porsalindur ka ndërruar jetë si pasojë e përkeqësimit të shëndetit

Mësohet se vdekja e foshnjes së porsalindur në Tiranë është kallëzuar në Komisariatin Nr.1 nga babai i saj, 26-vjeçari me iniciale A.Z. Ai pretendon se foshnjes nuk i është dhënë kujdesi i duhur dhe i është drejtuar autoriteteve.

Grupi hetimor vijon punën me veprimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit