Flash News

E-TJERA

Tirana në alarm/ 27-vjeçari humb jetën në banesë, një tjetër i ri sulmohet me thikë në Kombinat

Tirana në alarm/ 27-vjeçari humb jetën në banesë,

Dy incidente të rënda janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, brenda një harku të shkurtër kohor.

Rreth orës 19:55, një 27-vjeçar me inicialet A. M. është dërguar për mjekim në spital, pasi dyshohet se është vetëplagosur në banesën e tij në zonën e Rrugës Ura. Pavarësisht ndihmës mjekësore, i riu ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, rreth orës 20:10, një tjetër 27-vjeçar, me inicialet H. I., është transportuar në spital pasi dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës në zonën e Kombinatit. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupet hetimore vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të të dyja rasteve dhe dokumentimin ligjor të tyre.

Të fundit