Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Një burrë gjendet i pajetë në trotuar, dyshimi i policisë

Tiranë/ Një burrë gjendet i pajetë në trotuar, dyshimi

Një person është gjetur pa shenja jete në trotuar në zonën e Kombinatit. Policia bën me dije se viktima është gjetur mëngjesin e sotën dhe se në trup nuk ka shenja dhune.

Uniformat blu dyshojnë për vdekje natyrale. Viktima është 53-vjeç dhe ka inicialet P. G. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Me datë 22.11.2021, rreth orës 06:30, në Kombinat, në trotuar është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi P. G., 53 vjeç. Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit