Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Plagosën qytetarin me sende të forta, një në pranga e dy të shpallur në kërkim

Tiranë/ Plagosën qytetarin me sende të forta, një në

Një 27-vjeçar me inicialet A.L., është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se është përfshirë në një sherr të ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Ndre Mjeda”. Uniformat blu njoftojnë se lidhur me këtë ngjarje janë proceduar në gjendje të lirë dhe dy persona tjerë.

Gjithashtu autoritetet bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim dhe A.B. dhe E.F., pasi të gjithë akuzohen se kanë dhunuar me sende të forta S.Ll, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve..

Njoftimi i plotë:

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.L., 27 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V.Gj dhe S.M., dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim A.B dhe E.F., pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ndre Mjeda”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin S.Ll., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

V.V., 36 vjeç, H.B., 63 vjeç, E.I., 39 vjeç dhe E.S., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshm

Të fundit