Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 34-vjeçari në mesnatë, arrestohet një nga autorët

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 34-vjeçari në

Plagoset me armë zjarri një person mbrëmë në mesnatë në rrugën “Karaman Ylli” në Tiranë.

Sipas policisë, u plagos E. Gj., 34 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta me dy vëllezër. Pas ngjarjes, policia mundi të arrestojë njërin prej autorëve dhe shpalli në kërkim vëllain e tij 25 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, falë reagimit në kohë dhe veprimeve hetimore dhe profesionale bënë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasin K. Sh., 33 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim” “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”

Dhe po për të njëjtat vepra penale shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin R. Sh., 25 vjeç.

Gjithashtu u shpall në kërkim për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” dhe shtetasi V.P.

Shtetasit K. Sh dhe R. Sh (vëllezër)në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbremjen e djeshme, rreth orës 23:45, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën “Karaman Ylli” kanë plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. Gj., 34 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje”, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit