Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Policia Rrugore arreston 14 persona dhe vendos mbi 12 mijë gjoba për shkelje rrugore

Tiranë/ Policia Rrugore arreston 14 persona dhe vendos mbi 12 mijë

Sipas komunikatës për mediat, 8 nga të arrestuarit drejtonin automjetin në gjendje të dehur, 3 drejtonin pa patentë, ndërsa 6 të tjerë janë arrestuar për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 11 shtetas, përfshirë 6 të mitur që drejtonin pa patentë dhe një shtetas i akuzuar për korrupsion aktiv.

Gjatë javës janë vendosur gjithsej 12,852 masa administrative për shkelje të ndryshme rrugore. Janë tërhequr me karrotrec 20 automjete që kishin zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë dhe janë bllokuar 17 automjete për shkelje të ndryshme rrugore.

Gjithashtu, janë kontrolluar 64 kamionë dhe autobetoniera, ku janë vendosur masa administrative për 5 drejtues kamionësh dhe 3 drejtues autobetonierash për shkelje të rregullave.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, për të shmangur drejtimin e automjetit në gjendje të dehur dhe për të mos zënë hapësirat e dedikuara për transportin publik apo lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera.

Të fundit