Flash News

E-TJERA

Tiranë / Ra në gropën me ujë të një pallati në ndërtim, humb jetën një person

Tiranë / Ra në gropën me ujë të një pallati

Një person humbi jetën pasi dyshohet se ra aksidentalisht në një gropë me ujë në një pallat ende të papërfunduar, në rrugën “Haxhi H Dalliu” në Tiranë. 

Policia sqaron se personi është  rreth 60 vjeç dhe ende i paidentifikuar. 

"Në rrugën “Haxhi H Dalliu” në një pallat ende të papërfunduar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit