Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Sherr mes fqinjësh te ‘Kodra e Diellit’, plagoset me armë zjarri një person

Tiranë/ Sherr mes fqinjësh te ‘Kodra e Diellit’, plagoset
Foto ilustruese

Një sherr mes fqinjësh te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë ka përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit dhe plagosjes së një personi, mbrëmjen e sotme.

Mësohet se i lënduar ka mbetur një 35-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarje. Ndërkohë, autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policise: 

Më datë 27.10.2022, rreth orës 21:50, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, shtetasi J. Sh., 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë shkuar në vendngjarje, te Kodra e Diellit, dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar shtetasit O. B.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi O. B., pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Sh.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .

Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Të fundit