Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Shpërndante kokainë në ish-Bllok, arrestohet 39-vjeçari, procedohet e motra

Tiranë/ Shpërndante kokainë në ish-Bllok, arrestohet
Foto Ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar pasi akuzohet për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Në pranga është vënë shtetasi Marsel Doku. Gjithashtu në gjendje të lirë po procedohet edhe motra e tij, K.D., 61 vjeç, pasi pengoi në zbulimin e të vërtetës.

39-vjeçari shpërndante doza kokainë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Gjatë kontrollit të banesës së motrës së tij u gjetën dhe sekuestruan 150 doza kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundërligjshme

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit