Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në një piceri, dy të plagosur

Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në një piceri, dy të

Një shpërthim bombole ka ndodhur në një piceri te kompleksi “Delijorgji”.

Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të plagosur pronari i biznesit B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç.

Të dy po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa mbeten të paqarta shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Të fundit