Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal

Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në një

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një lokal në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramazan Gaxherri”. Lënda ka pasur në ambientet e jashtme të lokalit duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

"Rreth orës 01:15, është marrë njoftimi se në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit S. H, rreth 44 vjeç, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”", njofton policia.

Të fundit