Flash News

E-TJERA

Tiranë, të infektuarit me covid-19 i shpërthen bombola e oksigjenit

Tiranë, të infektuarit me covid-19 i shpërthen bombola e

Një person i infektuar me covid-19, i cili teksa po kurohej në shtëpi, është dërguar me urgjencë në spital, pasi i ka shpërthyer bombola e oksigjenit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në bulevardin Bajram Curri në Tiranë, në banesën e M.N 72 vjeç, sqaron policia.

"Në orën 21:05 në bulevardin Bajram Curri në banesën e shtetasit M.N 72 vjeç, ka plasur bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga ky person pasi është infektuar me COVID", thuhet në njoftimin e policisë.

Ende nuk dihet si është gjendja shëndetësore e 72 vjeçarit.

Të fundit