Flash News

E-TJERA

Tiranë, të shtëna me armë zjarri në ‘Don Bosko’, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Tiranë, të shtëna me armë zjarri në ‘Don
Foto nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë.

Nga të dhënat paraprake raportohet se nga të shtënat një person ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal ku të pranishëm ka patur edhe persona të tjerë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima është identifikuar si Erion Çela, 35 vjeç, ndërsa nga të shtënat janë plagosur katër persona të tjerë, konkretisht: Arben Dani, 46 vjeç, Azbi Selmani 19 vjeç, Blerim Cela 28 vjeç dhe Edmond Srroi 41 vjeç. 

"Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në "Don Bosko", në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Si pasojë e të shtënave, shtetasi Erion Çela, 35 vjeç ka humbur jetën,  dhe janë plagosur shtetasit Arben Dani, 46 vjeç, Azbi Selmani 19 vjeç, Blerim Cela 28 vjeç dhe Edmond Srroi 41 vjeç. 

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip "Mercedes-Benz".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia. 

Nga të dhënat e deritanishme, viktima Erion Çela 35 vjeç dhe të plagosurit ishin të ulur në një tavolinë lokali, ndërsa autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga jashtë. Më pas, autorët janë larguar me 'Benz' ngjyrë të zezë në drejtim të Laprakës. Mësohet se autorët janë larguar me një makinë tip 'Benz' të zi me targa  AA 125 UK i zi, të cilat dyshohet se i janë vjedhur. 

Tiranë, të shtëna me armë zjarri në ‘Don
Lokali ku ndodhi ngjarja në Don Bosko

Të fundit