Flash News

E-TJERA

Tiranë/ U nxori armën qytetarëve gjatë sherrit për parkimin, pezullohet efektivi i policisë

Tiranë/ U nxori armën qytetarëve gjatë sherrit për

Një punonjës i Policisë së Shtetit është pezulluar nga detyra pas një konflikti të ndodhur për motive të dobëta në Tiranë.

Sipas reagimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur dje në Laprakë, pranë pallateve malajziane, ku efektivi  dyshohet se ka kanosur me armën e shërbimit një qytetar gjatë një sherri për parkimin.

Ndaj punonjësit të policisë është marrë masa e menjëhershme e pezullimit, ndërsa rasti po hetohet në aspektin disiplinor dhe penal.

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.02.2026, në lagjen Laprakë, Njësia Administrative nr. 11, Tiranë, te pallatet malajziane, ku punonjësi i Policisë, Nënkomisar F. H., me detyrë “Ekspert” në Seksionin e Policisë Shkencore në DVP Kukës, për motive të dobëta, u konfliktua me shtetasin D. H., të cilin dyshohet se e ka kanosur me armën e shërbimit, informojmë se:

Menjëherë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit e ka pezulluar nga detyra punonjësin e Policisë, Nënkomisar F. H., dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor.

Gjithashtu, në funksion të hetimit, punonjësit të Policisë iu bllokua arma e shërbimit, tip pistoletë “TT”.

Po në lidhje me këtë rast, ka kryer veprime hetimore e procedurale Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka referuar materialet procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja”.

Të fundit