Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Vidhte monopatina dhe i shiste, arrestohet 27-vjeçari

Tiranë/ Vidhte monopatina dhe i shiste, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se shiste monopatina e biçikleta elektrike  të dyshuara të vjedhura.

Sipas policisë, gjatë operacionit është ushtruar kontroll në dyqanin në pronësi të shtetasit N. X., ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 74 monopatina, 3 patina elektrike dhe 3 biçikleta elektrike, të dyshuara të vjedhura.  

27-vjeçari, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e autorit/ëve të vjedhjes së monopatinave dhe biçikletave elektrike dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Të fundit