Flash News

E-TJERA

Tiranë, vodhi kasafortën me lekë në shtëpinë e babait, në pranga 33-vjeçari

Tiranë, vodhi kasafortën me lekë në shtëpinë e

Arrestohet në Tiranë një 33-vjeçar, pasi akuzohet se vodhi në banesën e babait të tij një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuteri.

Burime zyrtare nga policia se pas hekurave përfundoi i riu me inicialet E.S.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 33-vjeçari ka vjedhur në banesën e babait të tij, në rrugën “Riza Cuka”, kasafortën brenda së cilës kishte 27 200 euro, 11 000 paund, 910 000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro). Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit